back to top
June, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiE konfirmuar: Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale

E konfirmuar: Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Lajmi tashmë është konfirmuar për media edhe nga vetë Prokuroria, raporton GazetaDemos.

Intervistimi i Pecit vjen pak pas përfundimit të bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, atje ku Krimet Ekonomike së bashku me Policinë e Kosovës zhvilluan një aksion mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

Për këtë aksion është deklaruar prokurori i rasitit, Admir Shala, i cili tha se ky hetim ka filluar lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, duke e liruar me qira.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike”, tha Shala.

“Jemi në fazën e hetimit. Jemi duke i zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhërit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë Policia së bashku me në është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevjshme dhe drejt zbardhjes së rastit konkret”

Ai tha se detajet e kësaj çështje nuk mund t’i jep në këtë konferencë, pasi janë ende në fazën e hetimit.

“Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione, janë në vijim e sipër”, tha ai.

I njëjti po ashtu tha se lokacionet të cilat janë duke u bastitus janë: Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvllim Bujësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -