Një aksident i rëndë i ndodhur disa javë më parë në fshatin Sfaraçak të Komunës së Vushtrrisë, mes një kamioni dhe një çiklisti, rezultoi sot fatal për të lënduarin, raporton GazetaDemos.
Viktima, 8-vjeçar, humbi betejën nga plagët e marra nga ky aksident sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dhe po mjekohej.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë për komunën e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës”, tha Prekazi.
Me urdhër të Prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.