Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna Rahovec ka bërë të ditur se ka vdekur ish-luftëtari Hajdar Selim Hoti.
I ndjeri do të varroset nesër në ora 12:00.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Njoftojmë shokët, miqtë dhe veteranët e UÇK-së se, ka vdekur pjesëtari i UÇK-së Hajdar Selim Hoti nga fshati Ratkoc.
I ndjeri ka qenë pjesëtar i UÇK-së në periudhën maj-shtator 1998. Mbështetës i pakursyer i vlerave dhe trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ceremonia e varrimit do të bëhet më 6 janar 2025 (e marte), në orën 12:00 në fshatin Ratkoc.
Dega e OVL-UÇK-së i shpreh ngushëllime familjes, farefisit dhe atyre që ndjejnë dhimbje për humbjen e këtij ushtari të UÇK-së.


