back to top
December, 20, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiE dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës...

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në muajin e katërt të shtatzënisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një familje në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri. Kjo ngjarje e dhimbshme ka tronditur familjen, teksa u zbulua se viktima ishte edhe shtatzënë, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Sinjali raportoi se e ndjera është një 34-vjeçare, e cila për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnate.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima që vdiq tragjikisht është Dragana Stankoviq, e cila la pas vetes një fëmijë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit