Prej disa javësh, në media online dhe në rrjete sociale kanë qarkulluar lajme se këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku (Jozi), është ndarë nga e dashura e tij Xhoana Toshi.
Portale të shumta kanë përhapur spekulime për një krizë mes çiftit, duke lënë ndjekësit në dilemë për statusin e tyre.
Por, së fundmi Xhoana ka vendosur t’i japë fund çdo dyshimi.

Ky gjest i Xhoanës ka mjaftuar që ndjekësit të kuptojnë se çifti nuk është ndarë, përkundrazi, ajo ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë dhe më të qetë për të mbyllur zërat e portaleve.
Pas kësaj lëvizjeje, duket se Xhoana Toshi ka “thyer heshtjen” në mënyrën më elegante të mundshme, duke treguar se dashuria e saj me Jozin vazhdon dhe se zërat për ndarje ishin vetëm spekulime.