Në një emision televiziv mbrëmë, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, iu shfaq një video e nënës së tij duke qarë për djemtë e saj gjatë luftës. Ky moment e emocionoi shumë Haradinajn, të cilit i rrjedhën edhe lotët.
Megjithatë, këtë skenë e ka vlerësuar si të dyshimtë dhe me prapavijë bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili përfaqëson VV-në në KQZ. Ai ka shkruar:
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash.”
Ndërkohë, vëllai i Alban Krasniqit, ish-aktivist i VV-së Dardan Krasniqi, është futur në garë për deputet nga radhët e AAK-së.

