Share
Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.
Sipas njoftimit, dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në njoftimin e Doganës.
Postimi i plotë:
Prishtinë më 10 Tetor 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Më datê 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore.
Gjatë kontrollit êshtë verejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula te gjalla,pa asnje dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovē pērmes rrugeve ilegale.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
Rasti mbetet te procedohet nga njësitet e doganës sē Kosovës.