Share
Një incident me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Siç shkruan Sinjali, aty ka mbetur i plagosur një person.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër një kazinoje në atë zonë.
Tutje siç njofton kjo gazetë, në këtë rast dyshohet se ishin të përfshirë 10 persona.
Gazeta Demos ka kontaktuar me policinë, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.