back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeDyshohet për helmim në një shkollë në Pejë, disa nxënës janë bartur...

Dyshohet për helmim në një shkollë në Pejë, disa nxënës janë bartur me autoambulancë për në QMF

- Advertisement -

Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Vitomiricë të Pejës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.

Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, tha Gashi.

amfhelmimpejshkolle

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -