Federata e Hendbollit e Kosovës tashmë e ka edhe një çift gjyqtarësh në kupat evropiane në hendboll.
Bëhet fjalë për Genc dhe Getoar Bujupin nga Arllati i Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste në mes të skuadrës turke Gorele dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Metalurg Avtokomanda.
Ndeshjet janë zhvilluar në Gorele të Turqisë.
Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28. Ndeshja e dytë i takoi Metalurgut me rezultat 37:34. Tutje avancon skuadra turke.