back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDy persona janë therur me thikë pas ndeshjes së basketbollit Trepça-Golden Eagle...

Dy persona janë therur me thikë pas ndeshjes së basketbollit Trepça-Golden Eagle Ylli

Share

Sonte është zhvilluar ndeshja finale e basketbollit mes ekipeve KB Trepça dhe Golden Eagle Ylli.Pas shpalljes kampion të ekipit mitrovicas, dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë-thika në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.

“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit