back to top
December, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeDuda Balje: Konjufca nuk merr votë nga unë

Duda Balje: Konjufca nuk merr votë nga unë

- Advertisement -

Deputetja Duda Balje tha se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re.

Balje, në një linjë telefonike në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim teksa shtoi se një funksionar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në telefon zëdhënësin e saj dhe i ka thënë se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre.

“Ka qenë shumë e kjartë që prejt takimit me presidenten, e gjithë partia ka deklaruar kundër dhe ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë direkt me po. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk kam asnjë arsye për të dhënë përkrahje – në kontaktin e fundit me një funksionar të VV-së që ka thirre zëdhënësin tim i kanë thënë se ka përfunduar bashkëpunimi dhe ata nuk duan të bashkëpunojmë me mua dhe as unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk u japë përkrahje”, deklaroi Balje.

duda balje glauk konjufca mandatar votim

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -