Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova (BBVK) ka mbërritur dhe emocionet kanë arritur kulmin. Pas javësh të tëra me intriga, sfida dhe momente të paharrueshme, gara është reduktuar në dy konkurrentë kryesorë: Driloni dhe Xheneta

Bëhet e ditur se diferenca mes tyre është shumë e vogël, duke e bërë këtë finale një nga më të tensionuarat në historinë e BBVK. Fansat janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të preferuarin e tyre, dhe rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe përkrahjeje.

Kush do të kurorëzohet si fitues i madh i BBVK? Përgjigjen do ta marrim shumë shpejt, ku emocionet dhe surprizat priten të jenë në kulmin e tyre.

A do të jetë Driloni apo Xheneta që do të rrëmbejë çmimin e madh? Të gjithë sytë janë drejtuar nga finalja e madhe e këtij spektakli që ka mbërthyer vëmendjen e gjithë vendit