Rezi dhe Drenusha janë banorë tejet të komentuar të këtij formati, për shkak të miqësisë së tyre të ngushtë.
Aktori siç duket i ka kërkuar asaj njohje edhe jashtë Big Brother, qoftë edhe për bisedë të thjeshtë.
Megjithatë, Drenusha i reagoi atij duke i thënë se nuk ka ardhur të krijojë lidhje.
“Shiko Rezi, unë këtu s’kam ardhë me bo lidhje as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhë me kriju shoqëri e me përjetu eksperiencën më të mirë të jetës sime”, i tha ajo Rezit.
Dyshja mbrëmjen e së mërkurës patën një lloj krisje të raporteve për çështje të paspecifikuara.