back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeDogji kishën në SHBA dhe vrau katër persona, autori vritet nga policia

Dogji kishën në SHBA dhe vrau katër persona, autori vritet nga policia

- Advertisement -

Autori i sulmit tragjik në kishën “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” në qytetin Grand Blanc është kapur dhe është asimiluar nga forcat e rendit.

Ngjarja ndodhi gjatë një shërbese të dielën, ku qindra besimtarë ishin të pranishëm.

Sulmuesi, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga qyteti Burton i Michigan-it, fillimisht përplasi automjetin e tij në ndërtesën e kishës, hapi zjarr mbi besimtarët dhe më pas i vuri flakën objektit.

Si pasojë e sulmit, të paktën katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, autori u përball me forcat e rendit në parkingun e kishës, ku dhe u qëllua për vdekje.

Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një “akt dhune i qëllimshëm”, ndonëse motivet e autorit mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vazhdim.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Michigan Thomas Jacob Sanford

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -