back to top
July, 12, 2025
spot_img
BallinaLajme“Do dalim me lyp hua”, punëtorët teknikë të QKUK-së në grevë

“Do dalim me lyp hua”, punëtorët teknikë të QKUK-së në grevë

- Advertisement -
“Është shumë vështirë, ka prej nesh që mezi po mbijetojmë. Fatura e rrymës që vjen – nuk e dimë si do t’ia dalim këtë muaj. Duhet të dalim me lyp hua për kreditë që i kemi.” Kështu u shpreh një nga protestuesit, në emër të punëtorëve teknikë të QKUK-së që sot po mbajnë grevë para Administratës së këtij institucioni.

Me pankarta si “Ju luftoni për luks, ne për bukën e gojës” dhe “Greva vazhdon deri në garancion me shkrim për të gjithë punëtorët”, ata kërkuan rikthimin nën menaxhimin e QKUK-së dhe kushte më të dinjitetshme pune.

Greva po zhvillohet nga Sindikata e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -