Gjatë ditës së sotme u dogj vila e deputetit Mefail Bajqinovci, raporton Demos.
Lidhur me rastin folën edhe nga policia ku zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dha detaje rreth rastit.
Ajo ka deklaruar se hetimet po kryhen në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, duke shtuar se nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Njoftimi i plotë na Policia:
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka deklaruar Ahmeti.