Shqipëria feston sot dhe nesër 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Dhe këngëtari Luiz Ejlli e ka uruar Ditën e Flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”.
“Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, uron Luizi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen përmes një postimi në rrjetet sociale.
Përveç urimit, këngëtari bazuar në vargjet e Fishtës ka interpretuar me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare.