back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDigjet një veturë në Aktash të Prishtinës, një lokalit i krisen xhamat...

Digjet një veturë në Aktash të Prishtinës, një lokalit i krisen xhamat si shkak i temperaturës së madhe

Një veturë është përfshirë nga zjarri mesnatën e së mërkurës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen Aktash, në lokacionin e njohur si rruga e Dubrovnikut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit të zjarrfikësve të cilët i shuan flakët

Lidhur me rastin detaje ka dhënë komandanti i Brigadës Malë Gashi.

Gashi tha se ende nuk dihet se cila është arsyeja.

“Inspektorët sot do të shkojnë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin dhe pastaj do të kuptohen shkaqet se si ka ndodhur”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se si pasojë e temperaturave një lokalit i janë thyer xhamat.

“Kjo për shkak se vetura ka qenë e parkuar aty afër”, tha i pari i zjarrfikësve të kryeqytetit

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit