back to top
January, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDetaje rrënqethëse të 65-vjeçarit që u godit për vdekje në Mitrovicë: Pasi...

Detaje rrënqethëse të 65-vjeçarit që u godit për vdekje në Mitrovicë: Pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami…

Të hënën rreth orës 18:35 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident mes një veturë dhe një biçiklete.

Si pasojë e lëndimeve të rëndë ka humbur jetën në vendngjarje 65-vjeçari.

Ai ishte duke u kthyer pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami.

“Pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami, derisa ishte me bicikletën e tij që e shoqëronte çdo here, u godit për vdekje nga një veturë”, ka thënë një i afërm.

Rasti për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.

Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit