Kandidatja e PDK-së për deputete, Sala Jashari, ka uruar qytetarët me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

Ndryshe, nga rezultatet e deritanishme Sala Jashari del të jetë ndër kandidatet më të votuara në PDK-së, duke siguruar thuajse mandatin e deputetes, transmeton VeriuInfo.
Postimi:

Kosova mbi të gjitha.
Një ëndërr e realizuar:
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran” (Thaçi, 2008).
Mirënjohje përjetë heronjve, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjitha familjeve që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!