Home Featured Denoncoi ndotjen e mjedisit, komuna e Rahovecit shpërblen qytetarin

Denoncoi ndotjen e mjedisit, komuna e Rahovecit shpërblen qytetarin

0
Denoncoi ndotjen e mjedisit, komuna e Rahovecit shpërblen qytetarin

Komuna e Rahovecit ka nisur një nismë inovatore për të luftuar ndotjen e mjedisit, duke shpërblyer qytetarët që raportojnë raste të hedhjes së mbeturinave në mënyrë të paligjshme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Smajl Latifi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM,  i cili tha se çdo qytetar që denoncon sjellje të papërgjegjshme që dëmtojnë ambientin, do të shpërblehet, njofton Klankosova.tv.

Një rast konkret ka ndodhur ditën e djeshme, ku një qytetar që kishte denoncuar një person duke hedhur mbeturina në rrugë, është shpërblyer me 50 euro nga komuna.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se do të vazhdojë me këtë praktikë edhe në rastet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here