back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeDeklarohen nga Policia pas rrahjes brenda Komunës së Prishtinës: Janë shoqëruar tre...

Deklarohen nga Policia pas rrahjes brenda Komunës së Prishtinës: Janë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast

- Advertisement -

Një incident i rëndë është raportuar këtë të martë në ambientet e Komunës së Prishtinës, ku pas një përleshjeje fizike mes zyrtarëve komunalë, Fehmi Kupina ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur nga Sami Salihu, asamblist i LDK-së.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se rreth orës 10:30 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë këtë ngjarje,” deklaroi Pllana.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -