Gazetarja, Denada Hysa ka reaguar për kryefjalën e ditës që ishte finalja e Big Brother Vip 3 të cilën e fitoi,
Egla Ceno ku ishte një nga më të spekuluarat gjatë të gjitha edicioneve.
Hysa në reagimin e saj në ‘Facebook’ ka theksuar se Eglës ju dhurua fitorja kundrejt Julit, pasi ajo pranoi të luante ‘skemat’ e produksionit, ku mes tyre ishin dhe akuzat ndaj gazetarit, Sajmir Kodra.
Gazetarja vazhdon më tej duke u shprehur se nuk është parë kurrë që një banore e cila largohet me zarf të zi dhe të fitoi spektaklin në fund.
Reagimi:
Egla ben deklaraten per Saimir Kodren dhe automatikisht shpallet fituese.
Arsyeja eshte nje dhe e vetme – ajo cka beri Egla do guxim te madh sepse nje akuze e tille ka pasoja te paparashikueshme.
Shumica e shoqerise e lexoi njesoj: Egla, gangua qe “theu” diferencat gjinore, pa ju dridhur qerpiku na i tregoi te gjitha “…me dokumentaaaa…”!
Sipas mendimit tim, ajo transmetoi tek publiku mesazhin se te jesh aktor nuk te ben doemos nje njeri me vlera.
Deshmoi se shqiptaret adhurojne dhunen (ne kete rast dhunen verbale) dhe do e zgjedhin edhe ne shume jete te tjera nese do u jepej mundesia dhe se karakteri i forte gjen kuptim vetem permes dhunes.
E kane te injektuar ne ADN sindromen e Stokholmit, po nejse… ske ç’i ben!
Egla, fituesja e pare ne historine e ketij formati televiziv, ne te gjithe boten, qe del me ZARF TE ZI dhe ne fund caktohet fituese! Leket le t’i marre se do i duhen per gjyqin me Saimirin!