back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDejona Mihali shkon në Prokurorinë Speciale, do të intervistohet për dy raste...

Dejona Mihali shkon në Prokurorinë Speciale, do të intervistohet për dy raste të korrupsionit

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamjet derisa Mihali është futur në prokurori për t`u intervistuar.

Nga burimet e saj, gazeta merr vesh se ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Behët fjalë për rastet ku janë përfshirë zyrtarët e lartë të partisë në pushtet.

Mihali do të intervistohet nga prokuroria për rastin e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefin e ndërmarrjes Ibër Lepenc, Faruk Mujka.

Të dy personat në fjalë vitin e kaluar janë arrestuar dhe kanë qëndruar në paraburgim si të dyshuar për korrupsion.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”.

Dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Kodi Penal i Kosovës këtë vepër e sanksionon me dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Prokuroria kishte treguar se për çka dyshohet Fatmir Mujka.

Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, ishte thënë në njoftimin e prokurorisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit