Opinionisti Ilir Deda, thotë se Kosovës kronikisht i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie.
“Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor. Unë flas për dy vjet që kam qenë në Vetëvendosje, 2014-2016.2014-ta, ka qenë kohë kur Vetëvendosja është munduar të reformohet, kur kanë dalë me një program pak më shumë sa ma socialdemokrat që është e mundshme. Kosovës kronikisht i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie, unë po flas deri tash”, tha ai në “Rubikon”.
“E kam thënë edhe më herët, programi i LDK-së, është i tillë që tregon në katër vjet se çka po dua të arrijë, edhe është bukur ambicioz. Programi i Bedri Hamzës, duhet të shihet, kur ta shpalos, sepse nuk e dimë. Duhet të shihet me çka do të garojë Albini në zgjedhje, nuk mund të garojë vetëm me Gazivodë, sepse ajo është e pamjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Deda.