Jozef Marku u përjashtua sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi ai e ofendoi rëndë Gjestin, duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’.
E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit.
I fundit që doli në përkrahje të banorit kosovar ishte kandadati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj që bëri një postim për të në Instagram.
“Bir shqiptari”, Haradinaj e quajti Gjestin.