back to top
April, 21, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDaut Haradinaj: Albini ka bë foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon...

Daut Haradinaj: Albini ka bë foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni

Share
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”. Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.

Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.

“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj duke mos u lëshuar në detaje.

I pyetur se “qysh ju kanë humb dronat Bayraktarë natën a?”, ai tha se “prap duhet me thirrë këtë ministër që po del me shifra rekorde po na dëshmon neve qa ka ndodh e qysh ka ndodhë…Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, u përgjigj Haradinaj.

“Nuk ki nevojë me dalë me bo fotoshou para dy dronëve në kohën kur 22 mijë dronë kajmikaz i ka ble Serbia në Iran…”, tha Haradinaj në Pressing.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit