Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sërish me thirrje ndaj qytetarëve të vendit për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ai teksa tha se sot është dita D e demokracisë, i kërkoi qytetarëve që porosinë e tij t’ia përcjellin edhe të afërmëve.

“Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, tha Kurti.