back to top
July, 2, 2024
spot_img
BallinaSportiDaku flet për gazetën ruse: Jam i turpëruar për skandalin

Daku flet për gazetën ruse: Jam i turpëruar për skandalin

Mirlind Daku mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve. Momenti u incizua dhe më pas Daku u dënua me dy ndeshej moslojë nga UEFA. Paraprakisht reaguan Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe Federata e Futbollit e Serbisë. Kishte reagime të shumta edhe në Rusi, ku Daku e zhvillon karrierën në nivel klubesh.

Klubi i tij, Rubin Kazan, ka njoftuar se do ta dënojë futbollistin. Daku kishte kërkuar falje përmes një postimi, ndërsa të dielën mediumi rus “Sport-Express” publikoi një intervistë me 26-vjeçarin.

“Natyrisht, kjo javë ishte shumë e vështirë. Jam përballur me presion që nuk e kam pasur asnjëherë. Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxis një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem. Këto mendime dhe përvojë nuk më lëshojnë”, ka thënë Daku, sipas gazetës ruse.
Intervista e tij menjëherë është paraqitur edhe në mediat tjera ruse.

Sulmuesi i fuqishëm ka thënë se ky është njëri prej momenteve më të vështira në karrierën e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit