‘Gjesti
Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për t’bukurën, për t’pa arritshëm, për jetën përtej mureve, tej grilave, dëshirën për ta vënë në sprovë vetvetën dhe për tu ballafaquar me forcën që tejkalon forcën tënde!

- Unë ta kuptova dëshirën e mbrëmjës se 26 shkurtit!
Jo! Ti s’deshte t’ikësh, s’deshte ta lëshë Eglën picërrake mes gjarpërinjësh, ti vetëm deshte ti tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet shkëmbit për ti këputur karajfilat që bijnë plasave të gurit!

- Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh Dukagjini! Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je!
Duro vetëm edhe pak, se erdhi pranvera për ty e dashuria për Eglën do t’bahet e madhe, madje më e madhe se zemrën që ke!
27.02.2025’