back to top
November, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeÇitaku kritikon ashpër Kurtin: Propozimi i Bashës është fyerje për votuesit dhe...

Çitaku kritikon ashpër Kurtin: Propozimi i Bashës është fyerje për votuesit dhe institucionet e Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në emisionin ”Click” të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si u propozua deputeti Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

Çitaku tha se propozimi ishte një formë talljeje me qytetarët dhe me institucionet e Republikës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjës për gjendjen e rëndë politike në vend është pushteti aktual i udhëhequr nga Albin Kurti.

“Ata janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova sot. Propozimi i Bashës për kryetar të Kuvendit ishte një tallje. Është tallur me votuesit e vet dhe ka fyer edhe atë vetë, edhe institucionin e Republikës së Kosovës. Ne ia dhamë votën vetëm për të zhbllokuar situatën në Kuvend. Basha ka qenë zgjedhje e Kurtit, jo e jona,” tha Çitaku.

PDK


- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -