back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeÇitaku: Konjufca mbrëmë foli sikur ta kishte dorëzuar librezën e LVV-së

Çitaku: Konjufca mbrëmë foli sikur ta kishte dorëzuar librezën e LVV-së

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, lidhur me qëndrimet e tij gjatë intervistës së mbrëmshme në T7.

Çitaku ka thënë se ndonëse sloganin “Mos lësho pe”, Konjfuca në intervistë ka lëshuar pe për gjithçka.

Çitaku akuzoi Konjufcën se ka hequr dorë nga identiteti dhe politika e Vetëvendosjes.

Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka.

Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.

Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -