back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeÇitaku e çuan manipulator Kurtin për pezullimin e dialogut strategjik: Për një...

Çitaku e çuan manipulator Kurtin për pezullimin e dialogut strategjik: Për një grusht votash mundohet t’i hedh hi syve qytetarëve

- Advertisement -

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se po i rrezikon skajshmërisht raportet me aleaten kryesore të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku tha se Kurti po përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash.

“Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës”, tha ajo.

Teksa e ka shpërndarë edhe një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, për pezullimin e Dialogut Strategjik.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore të përfshira “ – thotë Departamenti i Shtetit.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -