Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’ Atilla Kardesh, disa javë më parë konfirmoi lidhjen me këngëtaren e njohur Eva Ndoja, përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale.
Megjithatë, pak ditë më vonë, Atilla mbylli papritur llogarinë e tij në ‘instagram’ gjë që ngjalli dyshime dhe komente nga ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, Eva vazhdon të mbajë të publikuara kujtimet me Atillën në profilin e saj, duke mos dhënë asnjë shenjë për një ndarje apo përfundim të lidhjes.