back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaShow BizzÇfarë po ndodh, banorja e BBVK ndërpret rrugëtimin, lë shtëpinë

Çfarë po ndodh, banorja e BBVK ndërpret rrugëtimin, lë shtëpinë

Një moment prekës dhe emocional ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku konkurrentja Diana Tahiri ka vendosur të largohet nga gara.

Vendimi i saj erdhi pas një situate të rëndë familjare që i është bërë e ditur gjatë vizitës së motrës së saj, Adrianës, në spektaklin e të hënës.

Motra e Dianës e ka njoftuar për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, i cili është i shtrirë në spital në Norvegji pas problemeve me zemrën. Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.

Arioni i mërzitur gjatë largimit të Dianës nga shtëpia e BBVK 3 (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Largimi i Dianës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun, i cili ka ndjekur këtë moment emocional. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në rrjetet sociale, duke i uruar forcë dhe shërim të shpejtë babait të saj.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Diana u shqua si një prej banorëve model për sjelljen dhe karakterin e saj, teksa gjatë këtij rrugëtimi krijoi edhe një lidhje me konkurrentin tjetër të shtëpisë, Arionin, për të cilin familja duket se nuk kanë qenë dakord. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit