back to top
February, 4, 2026
spot_img
BallinaLajmeCaktohet data e fjalës përmbyllës të mbrojtjes dhe vlerësimit të secilës provë...

Caktohet data e fjalës përmbyllës të mbrojtjes dhe vlerësimit të secilës provë të Gjykatës Speciale

- Advertisement -

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shpjeguar në detaje zhvillimet kryesore që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve dhe administrimi i provave.

Gjykata ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të fillojnë më 9 shkurt, duke shënuar një fazë vendimtare të procesit.

Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, gjyqtarët do të hyjnë në fazën e vlerësimeve të tyre konfidenciale, ku do të analizojnë secilën provë dhe deklaratë dëshmitari për të arritur në një vendim përfundimtar. “Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Gjykatës, gjatë kësaj faze do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve, si dhe çdo pjesë e provave që janë ofruar gjatë procesit, duke përfshirë dokumente, raportime dhe prova materiale të administruara në sallën e gjyqit.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -