back to top
January, 3, 2026
spot_img
BallinaLajmeBurri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë

Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë

- Advertisement -

Një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Orikum të Vlorës të premten.

Dyshimet e para janë se burri ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç”, njofton policia.

“Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh”.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -