back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaMusicBurgosja në Itali, Elsa Lila nuk i mban dot lotët, rrëfen tmerrin...

Burgosja në Itali, Elsa Lila nuk i mban dot lotët, rrëfen tmerrin e izolimit: Luaja rolin e…

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, këngëtarja e njohur Elsa Lila rrëfeu përudhën e saj në burg në Itali.

E prekur dhe me lot në sy, Elsa Lila rrëfeu momentin e arrestimit dhe periudhën e izolimit, të cilat i ka përshkruar me më shumë detaje në librin e saj “Mirë se vini në Rebibbia”.
Ndër të tjera këngëtarja tha se në burg luante rolin e një të burgosure, ndërsa shtoi se përjetoi një teatër të absurdit.

“E kam shprehur dëshirën për të shkruar një libër. Shumë njerëz që më kanë ndenjur afër, duke dëgjuar ngjarjet e jetës sime, kanë thënë ”Elsa ti duhet të shkruash një libër”. Fati deshi që të më ndodhte një gjë me e

jashtëzakonshme që ishte burgosja ime e padrejtë dhe kjo i vuri pikën dëshirës sime për të treguar jetën time. Teknika që kam zgjedhur për ta rrëfyer këtë gjëmë, bëmë, aventurë, është në vetën e parë në kohën e tashme. Kam përdorur shumë tinguj për të krijuar idenë ekzakte të asaj çfarë ndodh.”, u shpreh Elsa Lila.

Pyetjes se si e përjetoi ‘shook-in’, këngëtarja u shpreh “U katapultova në një dhomë izolimi dhe jo burgimi. Për mua është para arrestimit dhe pas arrestimit. Nuk ia uroj askujt, sidomos atyre që janë pafaj. Ka pasur shumë të tjera të pafajshme që kanë qenë në ato qeli.

Si e përjetova unë? Si të duket vetja në izolim? Të duket vetja sikur përjeton një teatër të absurdit. E kam shprehur që më dukej vetja në rolin e një aktoreje që duhet të luaja rolin e një të burgosure.”

https://youtube.com/watch?v=gKcPkRK-OJg%3Ffeature%3Doembed
ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit