back to top
March, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi”Bravo BABË, e çmontove Trumpin”, Kastrati: Kurti kishte me dhënë gjithçka për...

”Bravo BABË, e çmontove Trumpin”, Kastrati: Kurti kishte me dhënë gjithçka për një situatë si të Trumpit dhe Zelenskyt

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti kishte me dhënë gjithçka me pas një situatë të tillë, shkruan Gazeta Demos.

Sipas tij, jo për t’i mbrojtur interesat e vendit por për t’i përmbushur egot e tij politike që i jepin atij delirin nëpër medie ndërkombëtare (pavarësisht nëse çmimin e madh do ta paguante Kosova).

Tutje ai tha se ditë të rënda po e presin Kosovën për shkak të Kurtit.

Postimi i plotë i tij:

Kurti kishte me dhënë gjithçka me pas një situatë si Zelenskyy me Trump. Kjo jo për me i mbrojt interesat e vendit, por me i përmbush egot e tij të sëmura politike që i jepin atij delirin nëpër medie ndërkombëtare (pavarësisht nëse çmimin e madh do ta paguante Kosova).

Ai do të llogariste edhe në përkrahjen e militantëve trushpërlarë nga makina helmuese e Deona Mihailit, të cilët do të bërtistin fort:

“Bravo BABË, bravo… e çmontove Trumpin”.

Pse sot e kemi Kurtin me 40% në pushtet faj kanë edhe liderë të caktuar opozitarë të cilët iu nënshtruan në takim të panevojshëm Kurtit e Mimozës së Radojçiqit duke e rehabilituar kështu Kurtin dhe duke i poshtërsuar e lënduar kërkesat e elektoratit të tyre (për këtë temë më gradualisht në javët në vazhdim kur dëmi i Kurtit për Kosovën sa vjen e do të trashet).

Ditë të rënda po e presin Kosovën për shkak të Kurtit dhe për shkak të disa opozitarëve impotent, oportunistë dhe të pakurriz që i zgjatën pushtetin Kurtit!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit