back to top
January, 10, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBojkotimi i disa mediave nga VV, AGK e shqetësuar – e fton...

Bojkotimi i disa mediave nga VV, AGK e shqetësuar – e fton ta rishqyrtojë pozicionin e t’u ofrojë qasje të barabartë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pas paralajmërimit për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në evnd nga ana e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

AGK ka shprehur shqetësim për këtë dhe i ka bërë thirrje VV’’së që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë.

“Mediave duhet t’u mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve politike që garojnë, pasi puna e tyre është në interes të publikut. Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga AGK kanë dënuar edhe postimin e sotëm të zëdhënësit të VV’së, Arlind Manxhukës, i cili i ka cilësuar mediat si “institucione paralelel”, duke thënë se kjo gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit