back to top
June, 4, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBogujevci: Kam luftuar me Serbinë prej kur kam qenë fëmijë

Bogujevci: Kam luftuar me Serbinë prej kur kam qenë fëmijë

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, sërish reagoi ndaj disa vlerësimeve në adresë të saj, duke vënë në dukje kontributin e vet dhe të familjes së saj në përballje me Serbinë qysh para se të inkuadrohej në jetën politike.

Kam luftuar me Serbinë prej kur kam qenë fëmijë. Shumë kohë para se të hyja në politikë unë kam pasur luftë me Serbinë”, tha Bogujevci pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit ët Kosovës.

Kjo deklaratë pason debatin nga distanca të deputetes Bogujevci me gazetarin Ilir Mirena, në qendër të të cilit ishte një fotografi e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilën Mirena e ka shoqëruar me një përshkrim ironik, duke e cilësuar atë si “gjynah” dhe duke ia përmendur shpenzimet e mëdha për dreka dhe darka gjatë vitit të kaluar në zyrën e tij.

“Doket kështu si gjynah, që veç përshesh han, ama veç vjet në zyrën e tij i ka rras nja 112 mijë euro dreka e darka, e kaftjalla…”, shkroi Mirena. /EO

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -