back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaShow BizzBled Mane do të bëhet baba për herë të parë? (Foto)

Bled Mane do të bëhet baba për herë të parë? (Foto)

Rike Roçi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram pas një postimi të fundit në Instastory, ku ka ndarë një bisedë private të saj me gazetarin Bledi Mane.

Në këtë bisedë, Bledi shkruan: “E kam lënë shtatzënë”, ndërsa Roçi i përgjigjet me habi: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi ka zgjedhur të ndajë këtë moment në shenjë “hakmarrjeje”, pasi sipas saj, gazetari më parë ka zbuluar disa nga sekretet e saj personale.

Megjithatë, ajo ka preferuar të mos zbulojë identitetin e gruas për të cilën Bledi pretendon se është shtatzënë, duke shkruar: “Po e kursej, nuk po tregoj kë”.

Mbetet e paqartë nëse biseda e ndarë ka ndodhur realisht mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP” apo është thjesht një shaka për të tërhequr vëmendjen.

Për më tepër, nuk dihet nëse kjo është një bisedë e Manes me dikë tjetër, që përfundoi në duart e Rikes.

Në çdo rast, ndjekësit janë lënë në pritje për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë apo një lojë mes dy personazheve të njohur.

Shiko foton:

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit