back to top
April, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBIK dënon aktin e vrasjes së rreshterit Lika: Apel institucioneve të drejtësisë...

BIK dënon aktin e vrasjes së rreshterit Lika: Apel institucioneve të drejtësisë të zbardhen rrethanat dhe kryesit

Bashkësia Islame e Kosovës e ka konfirmuar se një pjesë e ligjëratës së “xhumasë” iu kushtua vrasjes së eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

BIK pohon se kjo u bë me rekomandim të kryetarit të kryesisë, myftiut Naim Tërnava.

BIK në këto ligjërata pohon se ka dënuar fuqishëm aktin i vrasjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh eprorit të Policisë së Kosovës, “duke bërë apel institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që sa më parë të zbardhen rrethanat e vrasjes, si dhe kryesit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar”.

“Vrasja e eprorit të Policisë së Kosovës, njëherësh ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika, ishte një akt tronditës dhe thellësisht i dënueshëm, i cili ka goditur jo vetëm rendin dhe sigurinë publike, por edhe vetë shtyllën morale të shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet në njoftim.

BIK deklaron se ajo çfarë e bën edhe më të rrezikshëm vrasjen e Likës, është përpjekja për ta justifikuar atë përmes narracionit fetar, që sipas BIK, është metodë  e njohur dhe e përdorur në mënyrë të përsëritur nga grupe të ndryshme kriminale, kudo në botë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit