back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaMusicBig Basta rrëfen ngjarjen e rëndë që i ndodhi pasi u shpall...

Big Basta rrëfen ngjarjen e rëndë që i ndodhi pasi u shpall fitues i Ferma VIP

- Advertisement -

Shpërndaje 

Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë çmimin prej 100 mijë eurosh. Por, gëzimi i kësaj fitoreje u zbeh nga një lajm tragjik që ai e mori sapo doli nga loja.

Pas një rrugëtimi më shumë se tre-mujor, ku ai u komentua edhe për një krizë të mundshme në martesën me Vesa Lumën, reperi mori një lajm të dhimbshëm.

Ai tregoi se sapo kishte marrë çekun, telefonoi motrën për të mbledhur familjen për të festuar fitoren, por ajo i dha lajmin se gjyshja e tyre kishte ndërruar jetë.

“Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” u shpreh ai me trishtim, duke treguar se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por asnjë shumë financiare nuk mund të zëvendësojë humbjen e madhe.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -