Rrjetet sociale të kompanisë “Meta” kanë hasur në probleme pasditen e kësaj të mërkure.
Raportohet se nga vështirësitë për t’u qasur në to janë prekur si Facebook dhe Instagram, por edhe aplikacioni i komunikimit WhatsApp.
Instagram është thuajse i paaksesueshëm teksa nuk mund të rifresokojë as kryefaqen me të rejat e fundit.
Po ashtu, mbi 80 mijë raportime për probleme në 1 orë janë bërë edhe me “Messenger” dhe rrjetin social “Threads”.