Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar Qeverinë Kurti për propagandë
Ai ka bërë me dije se njerëzit e pushtet aktual këtë propagandë e përgatisin natën, kurse ditën fillojnë tw iu besojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sulmet e pushtetit ndaj mediave dhe opozitës po bëhen për të larguar vëmendjen prej afera korruptive.
“Këta të regjimit aktual dhe eksponentët e tyre, natën i mendojn dhe i pregadisin rrenat, në mëngjes i lansojn për opinion, ditën fillojn me ju besu rrenave të veta dhe pasdite insistojn për me i bindën të tjerët për të vërtetën e rrenës së tyre! Vazhdoj me besu se e gjithë fushata kundër rivalëve politik, mediave dhe atyre që nuk mendojn sikurse sekti në pushtet, ka të bëj me shpërqëndrimin e opinionit lidhur me aferat e mëdha korruptive si dhe dështimin në qeverisje të vendit”, ka shkruar Berisha.