Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstituive, ka kërkuar nga kryesuesi i seancës Avni Dehari ta respektojë Kushtetutën e të kthehen të aktgjykimi i Kushtetueses.
Ai i është drejtuar edhe Albin Kurtit si ushtrues i detyrës së kryeministrit, si dhe Albulena Haxhiut, duke i thënë ‘‘e nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit’’.
‘‘I nderuar ushtrues i detyrë së kryetarit të kuvendit, i nderuar ushtrues i detyrës së kryeministrit, ushtrues të detyrës së ministrave, e nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit. Respektone Kushtetutën’’, ka thënë ai.