Share
Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Bay T, ka treguar se ka mbetur e shokuar nga dalja e saj si një ndër më pak të preferuarat e publikut.
Në një intervistë për emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, Bay T rrëfeu ndjesitë e saj pas eliminimit dhe analizoi disa nga arsyet që, sipas saj, mund të kenë ndikuar në përfundimin e parakohshëm të rrugëtimit të saj.
Këngëtarja pranoi se e kuptonte që nuk kishte arritur të luante “lojën” në të njëjtin nivel me konkurrentët e tjerë, pasi nuk i përshtatej natyra e debatueshme dhe e përfshirjes në konflikte brenda shtëpisë.
“E di që nuk kam luajtur lojën”, tha ajo, duke theksuar se mungesa e përputhshmërisë me karakteret e tjera ishte një ndër arsyet kryesore. “Kam qenë larg debateve, nuk po them që nuk kanë qenë në nivel timin, por nuk jam përshtatur me ato karaktere”, shtoi Bay T.
Bay T gjithashtu tregoi se ndjente që eliminimi ishte i pashmangshëm, pasi ndodhej në nominim me disa nga konkurrentët më të fortë të shtëpisë.
“Darka me të nominuarit ka qenë me më të fortit e shtëpisë, e pak a shumë e kam ditur. Por jam shokuar që jam dal te më pak të preferuarit. Por gjithçka është në rregull”, përfundoi ajo, duke shprehur mirënjohjen e saj për përvojën e kaluar në Big Brother VIP Kosova.