Mbrëmë është zhvilluar një bastisje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Si rezultat të burgosurve i janë gjetur disa telefona.
Në këtë bastisje kanë marrë pjesë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë, kryeprokurori i Prishtinës dhe një prokuror tjetër.
Të përfshira në këtë bastisje ishin edhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës përfshirë edhe Njësiti i Inteligjencës, raporton Dukagjini.